9/24/2025 5:13:52 PM

Shkuan në ekskursion, nxënësit e shkollës “Faik Konica” nga Prishtina dëmtuan shpellën e Kusarit në Gjakovë

Duhet të lexoni

Nxënësit e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, gjatë ekskursionit ditë më parë, dëmtuan “Shpellën e Kusarit” në Gjakovë, duke vizatuar e grafite të ndryshme.

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka njoftuar se Pajtesa Doli mësimdhënëse në këtë shkollë, përmes një emaili i kishte njoftuar se ishin pikërisht nxënësit e kësaj shkolle ata që e kishin dëmtuar këtë shpellë, duke vizatuar grafitë, aty dhe në objektet përreth.

Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”. Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë. Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë. Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre”, thuhet në letrën elektronike të Dolit, drejtuar Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë.

Në një përgjigje për Telegrafin, udhëheqësi i zyrës për Informim në polici nga komuna e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se persona të panjohur deri më tani, kishin dëmtuar pankartat me njoftime rreth shpellës dhe objeket që ndodhen në afërsi të shpellës.

“Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informacion se me datën 01.06.2022 rreth orës 16:00 në vendin “Shpella e Kusarit” nga persona deri tani të panjohur, ishin dëmtuar pankartat të cilat shërbejnë për njoftim rreth shpellës si dhe shtëpizat që ndodhen në afërsi e të cilat shërbejnë për shitjet e biletave. Dëmtimet janë kryesisht shkrime me ngjyrë (sprej) nëpër këto objekte”, deklaron Elezaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate