9/24/2025 6:33:57 AM

Ramush Haradinaj sërish i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së

Duhet të lexoni

Kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i vetmi kandidat i paraqitur për të parin e kësaj partie edhe për një mandat.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka.

“Deri më tani, vetëm një kandidat ka paraqitur me shkrim kandidaturën, Ramush Haradinaj. Nuk kam asnjë informacion për ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur Blaka, njofton Klankosova.tv.

Ramush Haradinaj është kryetari i vetëm që e ka pasur partia që nga themelimi në vitin 2000.

Haradinaj ka udhëhequr dy herë me Kosovën si kryeministër i vendit, ku për herë të parë u zgjodh në vitin 2004 ku në postin e të parit të qeverisë ishte veç për 100 ditë, pasi u detyrua të japë dorëheqje pas ftesës nga Tribunali i Hagës për akuzat për krime lufte, proces ky që zgjati tri vjet, nga 2005 deri në 2008, ku më 3 prill të 2008-es, ai u shpall i pafajshëm.

Në po atë vit, AAK-ja mbajti zgjedhjet e brendshme ku Ramush Haradinaj u zgjodh sërish në krye të partisë të cilën e themeloi.

Ish-kryeministri Haradinaj u ftua nga Tribunali i Hagës për herë të dytë në korrik të vitit 2010, ku në zgjedhjet e para në Kosovën e lirë, AAK-ja hynte pa liderin e saj, e që fitoi 12 ulëse.

Ai u shpall sërish i pafajshëm pas 2 vjetëve, ku Gjykata për krime lufte në Hagë, më 29 nëntor të vitit 2012 liroi nga të gjitha akuzat atë bashkë me ish-bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.

Me gjykata, Haradinaj u përball sërish, ku më 4 janar të vitit 2017 në aeroportin Mulhouse në Basel të Zvicrës u arrestua me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, njofton Klankosova.tv.

Franca nuk ia dorëzoi Haradinajn Serbisë, pasi hodhi poshtë kërkesën për ekstradim, por që kishte dy kushte, atë që të mos dalë nga Franca dhe të paraqitet tek autoritete franceze dy herë në javë.

Ndërsa, për herë të dytë, Haradinaj në krye të qeverisë erdhi më 9 shtator të vitit 2019, i cili ishte mandatuar nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA), ku më 61 vota fitoi besimin për të udhëhequr me vendin.

Mandati i tij as këtë herë nuk ishte i plotë, pasi më 19 korrik të vitit 2019, ai në një konferencë për media, me plot emocione, bëri të ditur se ka pranuar ftesë për intervistim nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës së Specializuar në Hagë.

Ai bëri të ditur se në gjyq nuk do të shkojë si kryeministër i vendit, por që nga ai moment janë në dorëheqje si qeveri.

“Sapo e informova Qeverinë, pastaj do t’i informoj edhe institucionet tjera edhe partnerët politik, se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si Qeveri. Arsyeja është që jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Gjykatës së Specializuar”, ishte shprehur Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Haradinaj është njëri nga komandantët më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte komandant në zonën e Dukagjinit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate