Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur para pak orësh në rrugën ‘John Kennedy’ në Mitrovicën e Veriut, ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se shkaqet e vdekjes janë natyrale.
Ndërkohë Sinjali mëson se i ndjeri ishte 45-vjeçar dhe ka jetuar i vetëm në një banesë.