Presidenti Ilir Meta i ka hapur rrugën Bajram Begajt drejt detyës së kreut të shtetit. Ilir Meta firmosi LIVE nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e ushtarakut të Bajram Begajt duke i hapur kështu rrugën drejt votimit pasditen e sotme në Parlament si President i Republikës së Shqipërisë.
Ngërçi vijonte që prej mëngjesit të sotëm, pasi Meta ndodhej jashtë shtetit. Më herët Presidenti tha se do të respektonte çdo vendim të Kuvendit me vote. (noa.al/M.D)