9/20/2025 7:11:33 AM

‘Besën e Zotit, kur të takohemi e merrni vesh ju, jau di shpijat” Dy vëllezër kërcënojnë zyrtarët policorë në Pejë që ua sekuestruan veturën

Duhet të lexoni

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë është raportuar dje pasdite në Pejë, ku policët u përballën me kërcënime serioze pasi sekuestruan një veturë me targa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e dërguan në Doganën e Kosovës pasi kishte 6 muaj që endej në Kosovë.

Dy vëllezërit që ishin në veturë (emra të njohur për redaksinë), ua kanë vështirësuar kryerjen e detyrës policëve, ku njëri nga ta i kishte kërcënuar me fjalët ‘O po jau jepi besën e Zotit, kur të takohemi keni me marrë vesh ju’.

Me kërcënime ndaj zyrtarëve policorë vazhdoi edhe vëllai tjetër, i cili tha para policëve se ‘e mora vesh kush janë këta qena, jau di ku i kanë shpijat’.

Pas kërcënimeve me fjalë, dy vëllezërit kishin tentuar që t’i sulmojnë edhe fizikisht.

E kjo ka bërë që policët të kërkojnë përforcime, ku pas intervenimit të njësiteve policore, është arritur që të arrestohen dy personat e dyshuar, të cilët më pas janë dërguar në stacion për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet se kanë kryer veprën penale ‘Kanosje’ si dhe njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa tjetri është liruar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate