9/19/2025 12:25:27 PM

Policia kap mbi 90 kilogramë drogë, Sveçla: Do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës ka kapur mbi 90 kilogramë drogë e llojit marihuanë dhe janë arrestuan dy persona.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se nuk do të bëjnë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojnë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë.

Sveçla shtoi se shqetësimi i qytetarëve për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët, është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale.

“Kjo është vazhdimësi e angazhimit tonë të përbashkët në luftën kundër narkotikëve që po zhvillohet me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Mirënjohje për të gjithë zyrtarët e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim, për të shkatërruar grupet kriminale dhe për të bërë vendin tonë të sigurt për të gjithë”.

“Porosia është e qartë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Atë do të bëjmë çdo ditë dhe në çdo cep të Kosovës”, ka shkruar ai./Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate