11/4/2025 11:33:21 PM

AAK për paratë e Trustit: Njëherë fshiheshin pas UNMIK-ut tash pas Fondit Monetar Ndërkombëtar

Duhet të lexoni

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë bëri të ditur se as këtë javë nuk do ketë diskutim për çështjen e tërheqjes së parave nga trusti pensional.

Këtë deklarim ai e bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje sikurse edhe seanca plenare dështoi në mungesë të kuorumit. Trusti për fat të keq nuk ishte në rend të ditës, që nënkupton se këtë javë nuk do ketë seancë të re që do trajtonte këtë çështje me interes për qytetarët”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, problemi i qeverisë është se i thotë ‘Jo’ çdo nisma nga opozita, duke u fshehur pas deklarimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Problemi thelbësor me qeverinë për trustin është që apriori thonë jo për diçka që vjen prej opozitës. Argumenti se trusti ndikon në politika makro-fiskale është gabim, ky narrativ është i gabueshëm. Sa i përket inflacionit, është gabim i ministrit të financave dhe nuk ka ide për kontributin që do kishte Trusti në buxhetin në Kosovës. Një kohe fshiheshin pas UNMIK-ut, tash pas FMN-së”, theksoi Tahiri.

Tahiri potencoi se si grup parlamentar kanë bërë një nismë legjislative për ndryshim të projektligjit për skemat pensionale.

“Ne kemi bërë një nismë legjislative të cilën e ka nisur deputeti Shemsedin Dreshaj, e më herët deputetja Teuta Haxhiu që ka të bëjë më ndryshim të projektligjit për skemat pensionale. Pra, do të iniciojmë ndryshimin që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Kemi raste kur për një ditë, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar. Shpresoj të kemi mbështetje nga partitë tjera”, shtoi ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate