Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti, duhet të raportojë para ligjvënësve lidhur me raportet në diplomacionë e jashtme.
“Ai duhet të raportojë para Kuvendit. Ne ende nuk e kemi ftuar për raportim, por ai vet duhet të vij dhe ta përmbush një obligim ligjor”, tha Tahiri.
Se kryeministri do të raportojë në Kuvend thotë deputeti i VV-së Adnan Rrustemi.
Padyshim që kryeministri gjatë këtij vitit të qeverisjes ka raportuar edhe në parlament. Kryeministri do të raportojë sa herë që do të ftohet nga grupi parlamentar”, tha ai.