11/10/2025 7:21:25 AM

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti: Vit shumë sfidues, por jemi angazhuar me krejt çfarë kemi ditur

Duhet të lexoni

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj, kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast kryeministri Kurti është deklaruar para të pranishmëve ku tha se gjatë këtij viti të qeverisjes kanë punuar e janë angazhuar me krejt çfarë kanë që t’ia dalin sa më mirë.

Kryeministri Kurti foli edhe për vizitën e tij në SHBA dhe në Zvicër, të cilat i cilësoi si të frytshme, transmeton lajmi.net.

Madje ai theksoi se këto vizita janë zhvilluar me sukses, e në shërbim të shtimi të mundësive për investime dhe siguri në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e XLVII e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot u mbajt mbledhja e organit më të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbledhja e 47-të e Këshillit të Përgjithshëm, ku u diskutuan çështje të rëndësishme politike dhe organizative.
Para delegatëve të pranishëm, siç është zakon në pjesën e parë të mbledhjes, fjalën e mbajti Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili foli për zhvillimet në vend, me theks te njëvjetori i qeverisjes, punët që janë bërë dhe do të bëhen, si dhe për procesin zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Edhe pse ka qenë një vit sfidues me pandeminë, krizën globale energjetike, agresionin rus në Ukrainë, kemi punuar me krejt çfarë kemi mundur dhe jemi angazhuar me krejt çfarë kemi ditur që t’ia dalim sa më mirë në këtë një vit qeverisje tha Kurti në fjalën e tij hyrëse.

“Kemi menaxhuar suksesshëm me pandeminë duke qenë në rajon vendi me numrin më të vogël të vdekjeve dhe shkallën më të lartë të vaksinimit. Kemi shënuar rritje dyshifrore ekonomike. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Kemi luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi zbatuar politika sociale që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Kemi avancuar aleancat dhe partneritetin me shtetet mike dhe kemi treguar solidaritet ndërkombëtar me popujt në nevojë. Kemi respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Dhe, kemi pasur një koordinim të shkëlqyer institucional mes presidencës, kuvendit dhe kryeministrisë

Kryetari Kurti foli edhe për matjet e publikuara nga organizatat e jashtme që e nxjerrin Kosovën si fanar të demokracisë. Ai tha se ato tregojnë më së miri ndryshimin substancial në vendin tonë, ndryshimin përmbajtësorë të imazhit të Kosovës, si dhe japin hapësirën e duhur të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian.

Në lidhje me vizitën e gjatë dhe të frytshme jashtë vendit në ShBA dhe Zvicër, Kurti tha se ato janë zhvilluar me sukses në shërbim të shtimit të mundësive për investime dhe siguri në Kosovë.
Te çështjet organizative ku tash në qendër kemi procesin e brendshëm zgjedhor, Kryetari Kurti foli për rëndësinë që kanë dy organet e reja Gratë për VETËVENDOSJE!-n dhe Rinia për VETËVENDOSJE!-n në fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë përbrenda organizatës, dhe për nevojën e organizimit të mërgatës në një formë të re më të përshtatshme dhe efikase.

Pas fjalës së Kryetarit Kurti, pasoi diskutimi i delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për situatën politike në vend.

Në aspektin organizativ u bë zëvendësimi i anëtarëve të Komisionit Statutor; Filloi diskutimi për rregulloren e re për organizimin e mërgatës; si dhe u bë shpërndarja e certifikatave për aktivistët që kanë përfunduar Nivelin Teorik të Shkollës Politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate