11/11/2025 12:41:02 AM

Rreth 5 mijë konsumatorë të rinj do të lidhen me “Termokosin”, këto janë lagjet e Prishtinës

Duhet të lexoni

Ndërmarrja “Termokos” ka planifikuar të bëjë zgjerimin e rrjetit të  ngrohjes në Prishtinë.

Zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka-Fejzullahu, ka deklaruar për Front Online se nuk do të përfshihen qytetet e tjera në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes pasi që ndërmarrja është e obliguar të operojë vetëm në Komunën e Prishtinës.

NP “Termokos” SH.A. me Ligjin për ndërmarrjet publike, është ndërmarrje komunale, aksionare e së cilës 100% është Komuna e Prishtinës. Andaj, ligjërisht është e obliguar të operojë vetëm në Komunën e Prishtinës”, tha ajo për Front Online.

Uka shpjegon se ngrohtorja “Termokos” është duke bashkëpunuar me Bankën Gjermane për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në disa lagje të kryeqytetit, ku pritet të ketë ngritje të numrit të konsumatorëve të rinj për afër 5 mijë.

“Me projektet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, që janë zhvilluar deri më tani dhe me ato që janë në proces llogaritet se do të kemi një ngritje të numrit të konsumatorëve për rreth 5 mijë konsumatorë të rinj. Zgjerim të këtij rrjeti do të ketë në një pjesë të lagjes “Mati 1”, përkatësisht përreth rrugës “Muharrem Fejza”, tek disa objekte të vjetra banesore në lagjen “Qendër”, “Ulpiana”, “Dardania”, një pjesë lagjes në afërsi të Parkut të qytetit, si dhe për një pjesë të lagjes “Arbëria”, tha tutje ajo. 

Uka-Fejzullahu përmendi donatorët që po investojnë në zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes si Qeveria Gjermane, Luksemburgut dhe Amerikane.

“Janë ndarë fondet në vlerë të mbi 12 milion eurove nga Qeveria Gjermane nëpërmes KfË-së, Qeveria e Luksemburgut, Komuna e Prishtinës dhe “Termokos”. Ndërkaq, për projektin për vendosjen e matësve të energjisë termike janë ndarë 11 milion dollarë nga Qeveria amerikane nëpërmes MCC-së (Millenniun Challenge Corporation)”.

Rritja e numrit të konsumatorëve të “Termokosit” varet nga kapacitetet termike si dhe fondet për gjatë viteve që do t’i ketë në dispozicion “Termokosi”./Front Online/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate