Policia e Kosovës ka njoftuar, dje rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor.
Policia e Kosovës gjithashtu njofton se gjatë kontrollit është konstatuar se personi i cili po transportonte vajin, nuk kishte dokumentacion lidhur me prejardhjen e mallit shkruan Metropol Magazine.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti " Tregti e ndaluar" dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë. Metropol Magazine