Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Zija Shemsiu në Prishtinë afër shkollës fillore "Hasan Prishtina" në lagjen Ulpiana shkruan Metropol Magazine.
Siç tregojnë fotografitë nga vendi i ngjarjes, në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Ndërkohë, personat e lënduar, ngasësi dhe pasagjeri i gjinisë femërore të cilët ishhin në motoçikletë, nga plagët e marra janë dërguar në QKUK, derisa si pasojë e aksidentit nuk janë shkaktuar dëme të vmateriale.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, Metropol Magazine
