11/15/2025 9:03:34 AM

“Po blej më pak e më lirë”, qytetarit nuk po i dalin 500 euro për produkte ushqimore

Duhet të lexoni

Deri vonë, 500 euro në muaj i ka mjaftuar familjes katërantarëshe të Leutrim Kabashit për blerjen e produkteve ushqimore. Rroga e tij më nuk mjafton.

“Po blej më pak gjëra, po i blej produktet me çmime të lira, normal me cilësi ndoshta më të dobët”, thotë Leutrimi, i cili punon si shitës në një kompani tregtare.

Ngritjen e çmimeve ai ka filluar ta vërejë dy muaj më parë.

“Me një fjalë, shporta mujore apo javore e familjes time më nuk është siç ka qenë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sedat Gushlla, i cili punon si menaxher në një restorant, beson se çmimet kanë shënuar rritje për 30 për qind.

Ai jeton në Prishtinë me familjen e tij treanëtarëshe.

“Përbërësit kryesore të kuzhinës – mielli, sheqeri, vaji –kanë ngritje. Njëri prej llojit të mishit, bifteku, kilogrami i të cilit ka qenë 13 euro vitin e kaluar u rrit në 15, e tani është bërë 20 deri në 23 euro”, tregon ai.

Shqetësimi i qytetarëve për rritje të çmimeve ka nisur qysh në fillim të këtij viti. Edhe të dhënat tregojnë se kostoja minimale e shpenzimeve jetësore është në rritje.

Të dhënat zyrtare të anketës së buxhetit të ekonomive familjare në Kosovë publikohet çdo pesë vjet. E fundit ishte në vitin 2018, me të dhënat për vitin 2017.

Sipas këtyre të dhënave, konsumi mujor për një qytetar në Kosovë ishte 125 euro, ndërkaq konsumi i përgjithshëm për një ekonomie familjare (deri në pesë anëtar) ishte 650 euro.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),norma vjetore e inflacionit në muajin prill të vitit 2022 ka arritur në 11.2 për qind, nga 1.9 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Raporti i fundit i ASK-së për nivelin e pagave mesatare në Kosovë tregon se në vitin 2017 paga mesatare bruto ishte 431, ndërkaq në vitin 2021 ishte 484 euro.

Niveli i inflacioni nga ekspertë të ekonomisë thuhet të jetë më i lartë dhe atë mbi 25 për qind.

Sipas vlerësimeve të bëra nga ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, nëse në vitin 2017 shporta mujore për një qytetar ka qenë 125 euro, me ngritjen e çmimeve ndër vite, kjo shumë është trefishuar.

“Praktikisht, nga jeta e përditshme po shihet se ai buxhet i vitit 2017 nuk mjafton as për pak ditë. Nga vlerësimi im, 125 euro sa ka qenë kostoja minimale e shportës së konsumatorit, tashmë është bërë 370 euro”, thotë Shatri.

Sipas tij, këtë situatë mund ta zbusë zbritja e disa tatimeve fiskale, siç janë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte, si dhe heqja e akcizës po ashtu për disa produkte.

Në anën tjetër, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në bazë të një analize që kishin bërë muaj më parë, ka vlerësuar se shporta mujore e një familjeje katëranëtarëshe në Kosovë, kap vlerën prej 470 eurosh.

“[Këtu janë llogaritur] pagesa e energjisë, shërbimet komunale, transporti, ushqimi e gjërat tjera bazike”, kishte deklaruar Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate.

Ndërkaq, Selatin Kaçaniku, aktivist i të drejtave të konsumatorit, thotë se qytetarët janë në situatën më të vështirë që kanë mundur të jenë ndonjëherë.

Sipas tij, situata me çmime që fillimisht kishte prekur shtresat e varfër, tani po vërehet edhe te shtresa e mesme, e cila, siç thotë Kaçaniku, po varfërohet.

“Derisa ne nuk kemi treg vendor, gjithmonë do të kemi probleme të tilla. Institucionet duhet të veprojnë karshi lehtësimit të jetës së qytetarëve”, thotë ai.

Kosova importon produktet edhe më elementare siç janë mielli dhe produktet e qumështit.

Ngritja e lartë e çmimeve të konsumit ka kthyer në diskutim te skena politike çështjen e tërheqjes së kursimeve pensionale. Një tërheqje prej 10 për qind e këtyre mjeteve ishte bërë edhe në vitin 2020, pas krizës ekonomike që shkaktoi pandemia e koronavirusit.

Në Kuvendin e Kosovës pritet vihet në rend dite ndryshimi i Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili në rast se kalon, do t’iu mundësonte kontribut-paguesve të tërheqin një përqindje të kursimeve pensionale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kundërshtuar tërheqjen e këtyre fondeve, me arsyetimin se një vendim i tillë do të përbënte goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe do të reduktonte vlerën reale të pensioneve të ardhshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate