11/17/2025 10:56:15 PM

Tregu në Mitrovicë mbetet jofunksional, Komuna e Mitrovicës nuk realizon planin e parashikuar

Duhet të lexoni

Tregu në Mitrovicë është jofunksional dhe tregtarët detyrohen të shesin në rrugë. Komuna e Mitrovicës  nuk ka realizuar planin dhe premtimin e dikurshëm, tashmë e 10 vjet tregu në Mitrovicë është i zbrazët dhe shitësit punojnë në rrugë

Komuna e Mitrovicës nuk ka realizuar planin dhe premtimin e dikurshëm se të gjithë shitësit e rrugëve të vendosen në tregun e ri. Tashmë e 10 vjet tregu në Mitrovicë është i zbrazët dhe shitësit punojnë në rrugë.

Shitësit ankohen se lokacioni i caktuar për tregun e gjelbër nga ana e Komunës në vitin 2012, ndodhet larg , nëse vendosen atje, nuk do të kenë punë sepse qytetarët do të blejnë nëpër dyqanet që janë më afër qendrës.

Qytetarët kritikojnë shitjen e pemëve dhe primeve nëpër rrugë, duke thënë se një gjë e tillë është jashtë çdo norme dhe e dëmshme për shëndetin e tyre, kurse Komuna e Mitrovicës ka potencuar se është duke e trajtuar me prioritet çështjen, pa dhënë ndonjë afat se kur do të zgjidhet ky problem, raporton Kosovapress.

Nazmi Beqiri, shitës ambulant, e pranon se shitja e pemëve dhe perimeve nëpër rrugë nuk është gjë e mirë.

Beqiri ka thënë për se tregtarët i janë drejtuar komunës me një shkresë, ku kanë kërkuar që lokacioni afër shkollës së muzikës ‘Tefta Tashko’ të bëhet treg, dhe janë në pritje të një përgjigjeje.

Tregu në Mitrovicë

“Shesim nëpër rrugë sepse tregun e kemi pasur afër me xhaminë. Prej aty na kanë larguar me arsyetimin se po na bëjnë një treg të madh, por atje nuk vjen askush. Do të thotë shitje ditore s’ka atje, sepse lokacioni është larg, 300 metra larg nga këtu, kështu që shitje s’mundemi të bëjmë atje sepse derisa qytetarët të vijnë atje, i kanë të gjitha këndej deri tek stacion’, ka thënë Beqiri

“Kërkesa jonë e tregtarëve është që tregu të vendoset në sheshin ‘Shemsi Ahmeti’ përballë shkollës së muzikës dhe kërkesën e kemi bërë që dhjetë ditë, por vetëm po na japin premtime, ndërsa konkretisht s’ka gjë. Ne jemi rrugëve dhe të gjithë tregtarët janë të vetëdijshëm se kjo është keq”, ka thënë Beqiri.

Ndërkaq, Afërdita Tahiri, qytetare e Mitrovicës, thotë se shitja e gjërave ushqimore në rrugë është e dëmshme për shëndetin. Tahiri preferon që shitësit të shkojnë tek lokacioni i tregut të ri, sepse siç ka thënë, nuk është shumë larg nga qendra, ose të vendosen në një lokacion tjetër ku nuk ka pluhur.

“Ndikon shumë keq në shëndetin tonë… Shitësit që shesin në rrugë nuk shkojnë atje tek lokacioni i tregut, për shkak se po thonë se frekuentimi është shumë më i vogël, por unë mendoj se prapëseprapë nuk është larg, sepse është 200 metra nga këtu… Unë zgjidhjen e shoh që të gjithë shitësit e artikujve ushqimorë të vendosen në një pjesë të caktuar ku është sado pak e mbrojtur nga qarkullimi i veturave, pluhurit etj.”, u shpreh Tahiri.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, Valon Brahimi, ka thënë se tregu i ri në të cilin është investuar vite më parë nuk është funksionalizuar në tërësi për shkak të praktikave të këqija të instaluara nga pushtetet e kaluara.

Sipas Brahimit, çështja e tregut mbetet të diskutohet në mes të dy alternativave, e para, të rifunksionalizohet tregu aktual me disa investime shtesë, ose të ndërtohet apo të përcaktohet një lokacion i ri.

“Çështjet e shitësve ambulantë dhe të tregut në Mitrovicë janë çështje komplekse. Ne po bëjmë përpjekje që të lirojmë hapësirat publike dhe të rifunksionalizojmë tregun në të cilin është investuar vite më parë, por i cili fatkeqësisht nuk është funksionalizuar në tërësi, për shkak të praktikave të këqija të instaluara nga pushtetet e kaluara”, ka thënë Brahimi.

“Çështja e tregut besoj se mbetet për t’u diskutuar në mes të dy alternativave. Ideja e parë është që të rifunsionalizohet tregu aktual, i cili kërkon disa investime shtesë për arsye se ka nevojë të përmirësohen disa aspekte në kuptimin higjieno-teknik. Një ide tjetër e cila mbetet vetëm në nivel idesh, është ndërtimi ose vendosja e një lokacioni të ri, një mini-tregu për pemë dhe perime, dhe kjo për arsye të ankesave të mëdha të shitësve ambulantë, të cilët ankohen se në vendin ku është caktuar tregu, është e pamundur të mbijetohet. Komuna e ka marrë parasysh kërkesën e tyre dhe është duke e trajtuar”, ka sqaruar Brahimi.

Brahimi ka shtuar se përkundër vullnetit, Komunae Mitrovicës nuk ka mundësi të bëjë një zgjidhje të shpejtë, ndërsa nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor se kur do të zgjidhet kjo çështje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate