Po kontrollonte territorin për drogë, bie në humnerë oficeri i policisë.
Oficeri i policisë në Komisariatin e Shkodrës Rrok Frroku, ka rënë në humnerë.
Ai ka qenë duke drejtuar mjetin e tij kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga lartësia në zonën e Dushmanit.
Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit.
Mësohet se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi terreni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.