Ditëve të fundit janë shtuar diskutimet mbi tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional i Kursimeve “Trusti”, raporton 02Press.com.
Lidhur me këtë çështje qytetarët janë shprehur të interesuar në masë të madhe për tërheqjen e kursimeve.
Kërkesa e tyre është që një gjë e tillë të mundësohet brenda muajit dhjetor të këtij viti.
Me ndryshimin e ligjit për Trustin, tërheqja e sërishme është e mundshme, nëse ka vullnet nga qeveria.
02 Press ka realizuar një ankesë me përdoruesit e rrjetit social Facebook dhe të gjitha përgjigjet ishin për tërheqjen e kursimeve.
Më poshtë ju sjellim përgjigjet e qytetarëve: