11/22/2025 10:02:51 AM

Mustafa del kundër tërheqjes nga Trusti: Opozita se ka gjetur mënyrën adekuate për tu ndihmuar qytetarëve

Duhet të lexoni

Çështja e Trustit, më saktë tërheqja e parave nga Trusti është bërë prapë temë diskutimi në skenën politike. Kjo për arsye të krizës ekonomike, e cila u krijua për shkak të rritjes së çmimeve, përfshirë këtu rritjen e çmimeve të produkteve esenciale por edhe të energjisë elektrike.

Një krah i politikës, kryesisht partitë opozitare, si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë përkrahur një tjetër tërheqje të parave nga Trusti, shkruan lajmi.net.

Ndërsa krahu tjetër, ai i partisë në pushtet, pra Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë kundër kësaj ideje.

Kjo çështje, ka qenë arsye e një debati që është bërë mes këtyre dy poleve, ku sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Trasnfere, ka pasur debat mes deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Në fund të mbledhjes në këtë komision, nuk ka arritur të kalojë iniciativa që ua lejon qytetarëve të tërheqin një pjesë të parave nga Trusti. Një ndër votat “kundër” ka qenë pikërisht ajo e VV-së.

Rreth kësaj teme, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa në prononcimin e tij tha se “Trusti është një investim për të ardhmen dhe nuk është kursim sot për nesër”.

“Njerëzit kursejnë për të pasur një siguri për kohën kur do të pensionohen, kur ata nuk mund të punojnë. Nuk kursejnë sot për nesër. Në këtë kuptim, Trusti është një investim për të ardhmen nga çdo i punësuar. Një herë është shfrytëzuar mundësia e tërheqjes së mjeteve nga Trusti për shkak të pandemisë, ka qenë situatë e rëndë, bllokadë ekonomike”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Tutje ai shtoi se, vendimi për tërheqje të parave nga Trusti lidhet me garancinë e Qeverisë për të rimbursuar qytetarët për paratë që kanë tërhequr. Kësisoj, sipas Mustafës, nëse qeveria nuk ka kapacitet për rimbursim atëherë tërheqja është problematike.

“Vendimi për tërheqje ndërlidhet me garancionet e qeverisë për të rimbursuar paratë që tërhiqen, që do të thotë se varet se a ka qeveria kapacitete për të subvencionuar konsumin e qytetarëve. Nëse qeveria nuk ka kapacitet për rimbursim, tërheqja është shumë problematike, sepse sot duket se i ndihmojmë qytetarët (kur ata punojnë dhe kanë paga çfarëdo qofshin ato) e nesër kur të dalin në pension shohin se i kanë konsumuar kursimet e tyre para kohe me vendime politike të këtyre deputetëve”, shtoi ish-kryeministri.

Më tej ai vijoi duke thënë se edhe pse e kupton opozitën që zhvillon luftë politike, megjithatë Mustafa, konsideron që opozita nuk e ka gjetur mënyrën adekuate për tu ndihmuar qytetarëve.

“Unë e kuptoj opozitën që zhvillon luftë politike, por nuk konsideroj se e kanë gjetur mënyrën më adekuate për tu ndihmuar qytetarëve duke prekur Trustin Pensional. Do të jetë praktikë shumë e keqe dhe e rrezikshme të bëhet politikë me kursimet pensionale, qoftë nga Qeveria apo nga opozita”, përfundoi Mustafa.

Kujtojmë se kohë me parë, qytetarëve të Kosovës, u është dhënë mundësia që të tërheqin një pjesë të parave nga Trusti. Diçka e tillë ishte bërë për shkak të krizës ekonomike e cila ishte pasojë e pandemisë COVID-19.

Sa i përket iniciativës së këtyre ditëve, pra tërheqjes së dytë nga Trusti, kjo çështje do të dërgohet në Parlamentin e Kosovës, ku do të vendoset përfundimisht se a do tu lejohet qytetarëve që ta tërheqin edhe një pjesë tjetër nga kursimet e tyre në Trust. /Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate