11/23/2025 7:42:12 AM

Deputeti i Kurtit nuk del kundër tërheqjes së Trustit: Tregon se si do të veprojë

Duhet të lexoni

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Transfere ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën pikë diskutimi e votimi ishte edhe tërheqja e mjeteve nga Trusti.

Pavarësisht diskutimit, iniciativa për ndryshimin e Ligji për Fondin Pensional që mundëson këtë tërheqje nuk kaloi në Komision, shkruan lajmi.net.

Kundër propozimit ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa pro votuan ata nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK si dhe deputetja nga Lista Serbe.

E më i zëshëm kundër këtij propozimi ishte deputeti nga radhët e VV-së, Armend Muja. Ai tha se praktika e tërheqjes së Trustit nuk ndodhë në asnjë vend të Evropës, teksa shtoi se do të përdorë çdo mekanizëm për ta kundërshtuar atë.

Kaq kundër kësaj mundësie nuk është edhe deputeti i të njëjtës parti, Fatmir Humolli. Për dallim nga deputetët dhe ministrat e Kurtit të cilët po shfrytëzojnë secilën mundësi për të parandaluar këtë lëvizje, Humolli duket se nuk do t’i bashkëngjitet grupit të tij parlamentar.

I kontaktuar nga lajmi.net, Humolli deklaroi se në rast të hedhjes në votim në Kuvendin e Kosovës të ligjit të ri për tërheqjen e Trustit, ai do të abstenojë.

Arsyet e një vendimi të tillë ai tha se do t’i jap në Kuvend.

“Nuk do të votoj, por do të abstenoj. Arsyet do t’i tregoj në Kuvend”, tha shkurt Humolli për lajmi.net.

Deputeti Humolli njihet për qëndrimet e tij që në raste jo të rralla kanë qenë në kundërshtim me ato që ka proklamuar partia e tij.

Së fundmi, Humolli kishte votuar edhe kundër Projektligjit që parashihte rritjen e pagës minimale në Kosovë. Kjo për arsyen se i njëjti nuk e përfshinte rritjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së.

Lidhur me këtë çështje, ditë më parë është deklaruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se nuk e sheh si zgjidhje të problemit, lejimin e tërheqjes së parave nga Trusti Pensional.

“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike, ne e zbusim krizën. Nuk konsideromë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, ta zgjidhim problemin”, tha Kurti. /Lajmi.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate