11/23/2025 4:59:25 PM

Qeveria aprovon kërkesat, 26 milionë euro hua për KOSTT-in dhe mbi 7 milionë euro për Telekomin

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro.

Sipas Qeverisë, për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro, kurse për Telekomin e Kosovës 7 milionë e 775 mijë euro.

“Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro. Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro”, është bërë e ditur në njoftimin e Qeverisë.

KOSTT ka thënë se nëse kthehen tarifat e lira të energjisë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike ndërsa ka paralajmëruar edhe reduktime për shkak të mosreflektimit në mes të hyrave dhe kostos reale.

Ky reagim erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT e ka konfirmuar për KALLXO.com, që i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me Ankesë për anulimin e Nenit 5 të Licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) të Energjisë Elektrike.

Të gjitha parashikimet financiare për vitin 2022 me skenarët ku obligimi i mbulimit të humbjeve në pjesën veriore i mbetet KOSTT pa të hyra për këtë kosto, e sjellin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të vitit 2022”, theksohet më tej.

KOSTT ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që urgjentisht të ia largojë obligimin e mbulimit të humbjeve në pjesën veriore të Kosovës nga Licenca për Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose të gjejë një mekanizëm tjetër të mbulimit të kësaj kostoje.

Që nga paslufta, banorët e katër komunave me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan nuk e paguajnë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

Deri në vitin 2017, energjia elektrike e shpenzuar në këto katër komuna iu është faturuar qytetarëve që i kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Faturat e qytetarëve të Kosovës ishin për 3.5 për qind më të shtrenjta.

Pas padisë së Institucionit të Avokatit të Popullit, Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore të Prishtinës, në muajin shtator të vitit 2017 e kishte pezulluar ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë sipas të cilit shpenzimet e energjisë elektrike të qytetarëve të komunave veriore të Kosovës, u faturoheshin konsumatorëve të tjerë.

Kuvendi i Kosovës, i ka miratuar rekomandimet e Komisionit parlamentar për Ekonomi, që KOSTT të marrë përgjegjësinë për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për gjashtë muajt e ardhshëm, si një fazë tranzitore deri në zgjidhjen e situatës në veri.

Këtë do ta bëjë duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, pra këto mjete do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.

Regjistrimi dhe licencimi i një kompanie serbe është kërkuar në kuadër të dialogut në Bruksel në vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar Marrëveshjen për energjinë. Palët kishin arritur marrëveshje 15 pikëshe më 19 prill të vitit 2013.

Drustvo Elektrosever” është regjistruar në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës është shprehur se ajo është e lirë të vazhdojë me licencimin për furnizim me energji elektrike nga ZRrE. Por ZRrE akoma nuk e ka licencuar kompaninë “Drustvo Elektrosever”.

Kompania “Drustvo Elektrosever” që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2020 ka aplikuar për licencim.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vjet që nga dorëzimi i aplikacionit të kompanisë “Drustvo Elektrosever” në ZRrE, aplikacioni ende nuk është shqyrtuar edhe pse tashmë bordi është fundksional.

Kosova është pavarësuar nga tregu energjetik me Serbinë. Pas pavarësimit, Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vetë energjetik, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Deri te kjo ka ardhur pasi ishte votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Ky zhvillim i kishte hapur rrugë KOSTT-it për integrim në tregun rajonal të energjisë dhe për vënien në operim të linjës energjetike të interkoneksionit Kosovë – Shqipëri.

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në komentet e saj ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ishte ankuar se pagesat që është duke i bërë për enegjinë elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës janë duke e çuar drejt falimentimit

Sipas tyre, kostoja e humbjeve në pjesën veriore gjatë vitit 2021 ka arritur vlerën prej 40,849,659 euro.

“Detyrimi i vendosur nga ZRrE përmes Licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës duke mos përfshirë të hyrat për koston e kësaj energjie e ka sjellë KOSTT-in në prag të falimentimit”, thuhet në komentin e KOSTT-it.

Më tej ata kanë treguar se nga Qeveria e Kosovës janë mbuluar rreth 7,673,462 milionë euro, pjesa tjetër prej 33,176,197 euro është mbuluar nga buxheti i KOSTT sipas udhëzimeve të Parlamentit të Kosovës.

Kjo ka bërë që bilanci i suksesit të KOSTT-it të jetë negativ, me humbje rreth 25 milionë euro.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate