11/24/2025 12:53:54 AM

Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë është diskriminues

Duhet të lexoni

Avokati i Popullit publikoi sot opinionin “ex officio” lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore në Kosovë që trajton ligjshmërinë dhe mbi të gjitha elementet e të drejtave të njeriut që mund të jenë shkelur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për përcaktimin e strukturës tarifore.

Avokati i Popullit vlerëson se vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve.

Tarifat e ndryshme e të bazuara në nivel të konsumit të energjisë elektrike janë në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë, ku theksohet domosdoshmëria që tarifat të kenë karakter jo diskriminues. Vendimi i ZRRE-së për të përjashtuar konsumatorët e veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës krijon situatë të diskriminimit të pjesës tjetër të konsumatorëve. Gjithashtu, subvencionimi në mes të kategorive të konsumatorëve me çmime të rregulluara vë gjithashtu ZRRE-në në pozicion diskriminues. Vendimi për faturim retroaktiv dhe mos-reflektimi i saj në faturë si dhe mos-reflektimi i nivelit të subvencionimit në faturë përbën gjithashtu shkelje të të drejtës së konsumatorëve për informim. Masat afirmative të vendosura në vendimin e ZRRE-së nuk i gëzojnë njëjtë të gjithë konsumatorët me çmime të rregulluara dhe nga shtrenjtimi nuk preken njëjtë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim selektiv të çmimit të energjisë, për vendosje të bllok tarifave dhe vendimi për subvencionim gjithashtu selektiv bien në kundërshtim me parimet e vendosjes së tarifave të përshkruara në legjislacionin vendor, me legjislacionin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në komunikatë.

Avokati i Popullit e vlerëson të nevojshme që Qeveria e Kosovës të themelojë fondin e konsumatorëve në nevojë.

“Pakoja e re e paralajmëruar e legjislacionit në fushën e energjisë të përcaktoj qartësisht kufirin e varfërisë energjetike dhe ta ndërlidhë atë me të hyrat familjare në mënyrë që mbështetja për konsumatorët e cenueshëm të jetë e qëndrueshme, dinamike dhe të reflektoi situatën socio-ekonomike të tyre pa diskriminuar të tjerët. Diskriminimi bazuar në nivelin e konsumit duhet të hiqet dhe ZRRE në bashkëpunim me Qeverinë, Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë dhe Fondin e Efiçiencës të gjejnë mekanizma tjerë të rritjes së vetëdijes apo nxitjes për efiçiencë pa kufizime të niveleve të konsumit dhe dallim të çmimeve për shfrytëzim të një komoditeti që duhet paguar për njësinë e shpenzimit, jo për volumin e tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Avokati i Popullit e vlerëson të nevojshme që i gjithë procesi i përcaktimit të strukturës tarifore dhe lartësisë së tarifave të rikthehet në pikën zero dhe çdo proces i ardhshëm, të ndiqet nga parimet e mos diskriminimit etnik apo regjional dhe barazisë së konsumatorëve në tregun e rregulluar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate