Një person dje në Prizren është sulmuar nga një person tjetër, pasi kishte refuzuar të blejë një armë.
Sipas policisë, i dyshuari i ishte ofruar viktimës dhe e kishte pyetur nëse është i interesuar për ta blerë një armë, pasi viktima kishte refuzuar, i dyshuari e ka goditur me një shishe qelqi në kokë.
Pas kësaj, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Tutje është bërë e ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet.
Ngjarja ka ndodhur në ora 01:20