11/27/2025 5:46:12 PM

Haradinaj përkujton të rënët në Burgun e Dubravës

Duhet të lexoni

Haradinaj, ka kërkuar vendosje të drejtësisë për masakrën në Burgun e Dubravës, duke theksuar që edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk e¨shte¨ gjykuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar të rënët në Burgun e Dubravës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, ka thënë se për disa ditë me radhë, në javën e tretë të majit, në burgun e Dubravës ndodhi një prej krimeve më makabre që pushtuesi serb bëri kundër shqiptarëve.

I pari i AAK-së, ndër të tjera ka shtuar se 22 maji 1999, gjithashtu kujtohet për dhunën e gjakatarëve, që kaploi dhe qytetin e Vushtrrisë, në tentim të zhdukjes së qenies shqiptare.

Sipas tij, edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk e¨shte¨ gjykuar.

“Dhembja për të rënët është e madhe, e mosvendosja e drejtësisë vetëm se mban të freskëta plagët e shpirtit. Rruga deri te liria ishte e vështirë dhe me shumë sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet, e Kosova vazhdon betejën për të vërtetën”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 19 majit, ka përkujtuar 23 vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës, duke theksuar se derisa ka ende dëshmitarë të mbijetuar nga ky krim, drejtësia duhet ta bëjë punën e vet duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë.

Për presidenten Osmani, pllaka me emrat e personave të vrarë është dëshmi e brutalitetit serb, që vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.“Pllaka me emrat e të vrarëve e vendosur në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë dëshmi e përhershme e egërsisë së regjimit gjenocidal serb, i cili mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht. Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar.. Lufta jonë për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb”, thuhej në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ndërkaq, më 19 maj janë bërë 23 vjet që kur në Burgun e Dubravës ishte kryer një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë nga regjimi serb.

Në pranverën e vitit 1999, kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballeshin me ashpërsinë e forcave serbe në çdo cep të Kosovës, Aleanca Veriatlantike (NATO), me urdhërin e presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,(ShBA), Bill Clinton, më 24 mars të vitit 1999 filloi bombardimet e para kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

Për humbjet që pësonin në frontet e luftës dhe nga bombat e NATO-s, ushtria dhe policia serbe, si hakmarrje kishte nisur të kryejë malltretime, dhunime, vrasje e krime mbi popullatën civile dhe mbi të burgosurit shqiptarë.Në maj të vitit 1999, pushteti serb kishte organizuar një krim të planifikuar mbi të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës, i cili në atë kohë ishte burg i sigurisë së lartë.

Masakra e Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate