Në portin e Durrëasit është kapur sërish kokainë.
Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se nga kontrolli i një anijeje me qymyrë janë evidentuar dhe sekuestruar rreth 59 kilogram kokainë.
Anija ishte porosi për një kompani turke e cila operon në fushën e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë.
Megaoperacioni i policisë ka bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike menjëherë pasi përfundoi kontrolli në anije, teksa kjo e fundit vinte nga Kolumbia.
Policia ende vijon hetimet për këtë ngjarje, e cila nuk është sporadike por një ngjarje e përsëritur në portin e Durrësit.