1/26/2026 2:21:26 PM

Sulmohet polici i Njësisë Speciale në Prishtinë, rrëzohet përtokë nga një 35-vjeçar të cilin e ndaloi për kontroll

Duhet të lexoni

o rrallëherë zyrtarët policorë sulmohen dhe pengohen gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga të dyshuar që shpeshherë i rezistojnë arrestimit, përmes sulmeve e kërcënimeve ndaj Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:45, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, ku një person ka kundërshtuar zyrtarët policorë, madje njërin prej tyre edhe e ka goditur.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur gjatë kohës kur Njësia Speciale Operative po patrullonte dhe ndaloi një veturë, për ta kontrolluar, nën dyshimet se mund të ketë gjëra të kundërligjshme.

Por, ani pse po kryenin punën e tyre, zyrtarët policorë hasën në rezistencë, nga i dyshuari i cili e drejtonte makinën, M.K., 35-vjeçar. I riu përveç se ka kundërshtuar urdhërat e policëve, ai nuk është mjaftuar me kaq dhe ka sulmuar edhe fizikisht njërin nga zyrtarët, të cilin e ka goditur e rrëzuar në tokë dhe kësisoj i ka shkaktuar lëndime në këmbë e duar.

Në momentin kur situata eskaloi, reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke arrestuar të dyshuarin e dërguar në stacion policor që të intervistohet.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndryshe, për shkak të lëndimeve të marra nga ky sulm fizik, zyrtari policor është dërguar në spital, për t’i trajtuar plagët e marra.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate