1/26/2026 7:58:45 AM

Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

Duhet të lexoni

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka konfirmuar një kërkesë të bërë nga Shqipëria pranë kompanisë amerikane “Lockheed Martin” në lidhje me një porosi për raketa moderne antitank “Javelin”.

“Është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me NATO-n. Është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO e kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi një vend i mbrojtur. Ne do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance mbrojtëse. Theksoj se NATO nuk është kërcënim për botën, as për Rusinë e as për Rajonin sepse nuk ka për qellim të sulmojë, por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vet”, tha Niko Peleshi.

Sa raketa janë blerë, në çfarë vlere dhe a është bërë publike kontrata?

“Unë po e bëj publike nëpërmjet kësaj deklarate, nuk është çudi pasi ne kemi edhe shumë procese dhe blerje të tjera nga partneri ynë strategjik, nuk e çmoj me vend që në këtë moment të flas për shifra, por bëhet fjalë për një sistem të ri, që është më i miri në botë”.

Fillimisht, njoftimi u bë nga kompania amerikane që prodhon këto armatime, “Lockheed Martin”. Sipas saj, kompania ka marrë një porosi nga Pentagoni prej 309 milionë dollarësh për prodhimin e mbi 1300 antitankeve të tillë, me fondet e siguruara nga ligji i miratuar së fundmi në SHBA për ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe porosi nga disa shtete, si Shqipëria, Norvegjia, Letonia dhe Tajlanda.

“Po punojmë shumë për të realizuar porositë”, tha Dave Pantano, zv.presidenti i departamentit të prodhimit të sistemit Javelin.

Këto raketahedhës mbahen në shpatull nga ushtarët dhe peshojnë rreth 20 kg. Sipas Lockheed Martin, ato janë një rreze që arrin deri në 4 kilometra.

Këto armë janë bërë pjesë vendimtare e luftës në Ukrainë, të përdorura gjerësisht nga trupat vendase për të zmbrapsur sulmin e ushtrisë ruse në disa rajone, duke shkatërruar tanket e forcave armike. Deri tani, Ukraina ka marrë më shumë se 5500 raketahedhës të tillë dhe vendet aleate janë zotuar të dërgojnë edhe më shumë./A2/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate