1/24/2026 2:00:14 PM

Avokati amerikan i ish-presidentit: Thaçi do të shpallet i pafajshëm

Duhet të lexoni

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, është i bindur se klienti i tij do të shpallet i pafajshëm.


Prosper, në Rubikon në Klan Kosova, deklaroi se zgjerimi i aktakuzave që u bë në prill të këtij viti nuk e ndryshon lëndën.

“Ne e kemi shikuar këtë dhe nga perspektiva jonë, lënda nuk ndryshon, ne kemi besim në dëshmitë që i posedojmë, besojmë se kur gjykimi në fakt zhvillohet dhe e vërteta del në shesh se Thaçi dhe të tjerët, unë mund të flas për Thaçin, do të shpallet i pafajshëm. Prokuroria po shton gjëra, duke u munduar ta forcojë aktakuzën, por ne besojmë se jemi në pozicion të mirë” tha Prosper.

Tutje, Prosper tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati, prandaj po shton akuza të reja duke u munduar që ta forcoj lëndën, derisa shtoi se nuk pret që aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve të zgjerohet përsëri nga prokuroria, njofton Klankosova.tv.

“Unë nuk pres akuza të reja dhe nëse prokuroria ndien se ka nevojë të vazhdojë t’i modifikojë aktakuzat atëherë kjo lëndë nuk duhet të jetë këtu. E kam thënë këtë në gjyq në vitin e kaluar në një nga konferencat statusore, bëra një pyetje fondamentale: Përse jemi këtu nëse prokuroria nuk është gati? Nëse prokuroria do të kishte qenë gati, ne do të kishim përparuar dhe do të ishim në pozitën që të shkojmë në gjykim dhe ky është një problem fondamental. Ne kemi individë që po mbahen për dy vjet pa e parë asnjë ditë në gjykatë, kjo nuk është e drejtë. Ajo që duam është mundësia të vazhdojmë, duam mundësinë që e vërteta të dalë në pah dhe kur e vërteta të dalë, do ta shohim se ky rast nuk duhet të ishte në këtë gjykatë dhe se zotëri Thaçi është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm për këto akuza” tha Prosper.

Avokati i ish-presidentit Thaçi thotë se ekipi mbrojtës përballet me sfida në çdo hap të procesit.

“Çdo ditë që kalon, besimi që ky është një proces efikas zhduket, sepse ne kemi pengesa në çdo hap, neve nuk na i japin të gjitha informatat që na duhen, informatat shfajësuese nuk zbulohen dhe ka shumë vonesa kur na është thënë se prokuroria ishte gati. Pra ne, siç mund ta imagjinoni, jemi të frustruar nga ky proces dhe besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të fillojnë të shohin se çfarë po ndodh këtu, sepse nga pikëpamja jonë, nga pikëpamja ime, kjo ka filluar ta humbë kredibilitetin” deklaroi Prosper.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate