Të mërkurën e 18 majit presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka vizituar Kosovën dhe njëkohësisht Komunën e Prishtinës, ku i ishte dhënë ‘’Çelësi i Qytetit’’ nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është nderuar nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama ku ia ka dhënë “Çelësin e Qytetit”.
Kryetari i Prishtinës, Përparimi Rama, ka folur lidhur me vizitën e presidentit të Malit të Zi Milo Gjukaonoviq.
Rama ka shkruar në Facebook “nder i madh të mirëpresim sot këtu në Kryeqytet, Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq”.
Vendimin për t’ia dhënë “Çelësin e Qytetit” kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i pari i Prishtinës e kishte bërë në shenjë mirënjohjeje e respekti.
“I dorëzuam çelësin e Kryeqytetit, duke synuar forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në çdo aspekt”, ka thënë Rama.

Presidenti i Mali Zi, Milo Gjukanoviq, dhe Kryetari i Prishtinës, Përparimi Rama
Sipas Ramës, Kosova dhe Mali i zi do të jenë fqinj të mirë për sa kohë të ketë jetë mbi tokë.
Gjukanoviq, kishte thënë se shteti i Malit të Zi e mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ndërsa gjatë ditës së mërkurë, i pari i Malit të Zi është pritur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Agjenda e takimeve në Kosovë ishte e ngarkuar për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku ky i fundit është pritur edhe nga i pari i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu ai ka folur edhe për raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se vendi i tij e mbështet dialogun politik që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se beson se vetëm dialogu politik mund të dërgojë deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, është e rëndësishme që Kosova të jetë konsistente në këtë proces politik.
Problemi politik i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar Gjukanoviq, nuk ka të bëjë vetëm me dy shtetet, por prek gjithë rajonin.