Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka rikonfirmuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka rikonfirmuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në komunikatën e lëshuar për media nga zyra e kryeparlamentarit, thuhet se në takim është diskutuar për aktualitetin politik, zhvillimet në rajon, agresionin rus në Ukrainë si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe shtimin e intesitetit të aktiviteteve ndërparlamentare midis dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq
“Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, Gjukanoviq e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi mbështetjen e Malit të zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizatat e tjera ndëkrombëtare”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi, Konjufca ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e presidentit Gjukanoviq dhe Malit të Zi.