Një person rreth moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lagjen Korilla në qytetin e Prizrenit.
Është bërë e ditur se trupi i pajetë është gjetur nga fqinjët e të ndjerit, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë ditë më parë.
Fqinjët janë detyruar të thyejnë derën e banesës ku jetonte i moshuari, pasi që nuk e kishin parë tash e disa ditë.
Sipas tyre, në hyrje të ndërtesës është dëgjuar edhe aromë e keqe, e cila i ka bërë të dyshojnë që diçka nuk është në rregull.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.
MM