1/17/2026 7:13:56 AM

Me thikë e armë, tre persona terrorizojnë shoferin e ‘Express Postës’ në Prishtinë – ia grabisin të gjitha paratë dhe veturën

Duhet të lexoni

Një shofer i kompanisë ‘Express Posta’ në pikë të ditës është përballur me një rrezik serioz për jetën. Tre persona të panjohur të cilët ishin të armatosur, ia kanë grabitur atij veturën dhe të gjitha paratë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në fshatin Ballaban në Prishtinë, ku shoferi i postës kishte shkuar të dërgojë një porosi te një klient.

Sipas burimeve, teksa ndodhej në veturën e cila është pronë e kompanisë, para tij u shfaqën tre persona të panjohur, dy nga ta të armatosur.

Njëri nga të dyshuarit kishte me vete një revole, ndërsa tjetri nën kërcënimin e thikës, e detyruan shoferin e postës që t’ua japë të gjitha paratë që i kishte në dispozicion.

Pos parave, të dyshuarit e ‘flakën’ nga vetura shoferin dhe ia vodhën edhe automjetin që po drejtonte.

Vetura që u grabit, u gjet pak më vonë e braktisur në po të njëjtin fshat, teksa shoferi i kompanisë ka deklaruar se nuk i kujtohen detajet të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Sipas tij, krejt çka mban në mend është fakti se të tre personat kanë bartur në qafë qafore të trasha nga ari.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është raportuar në Polici, me ç’rast njësitë hetimore janë vënë në lëvizje që t’u bien në gjurmë personave që terrorizuan shoferin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin. Sinjali


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate