Alarm për virus misterioz në shkollën fillore Kurt Masur në Leipzig, Gjermani. Një infeksion i pazakontë me virus është përhapur atje prej disa ditësh, raporton noa.al duke cituar të përditshmen Bild.
Sipas bashkisë së qytetit, rreth 150 fëmijë dhe të rritur nga gjithsej 500 nxënës dhe mësues që ka shkolla, u prekën këtë javë.
Departamenti i Shëndetësisë tha se po kryen analiza për të zbuluar se për cilën sëmundje bëhet fjalë konkretisht. "Një infeksion korona përjashtohet," tha një zëdhënëse e zyrës.
Pacientët vuajnë kryesisht nga ethe dhe diarre. Deri më tani, analizat e drejtorisë së shëndetësisë nuk kishin sjellë ndonjë qartësi se çfarë virusi është. /noa.al