1/3/2026 2:15:17 AM

Këshilla e BE: Siguroni furnizim me ushqim për 10 ditë!

Duhet të lexoni

Ndërsa lufta akoma vazhdon, kriza ushqimore thellohet. Bashkimi Evropian dje nuk iu dorëzua shantazheve ruse për shlyerjen e gazit natyror në rubla. Megjithëse zyrtarët e lartë evropianë garantojnë se do të ketë një mjaftueshmëri të produkteve bujqësore, operacionet ushtarake të Moskës synojnë në të njëjtën kohë të vendosin një “bllokadë” detare në Odessa.

Ndërsa pasojat e përditshme të pushtimit rus bëhen gjithnjë e më të dukshme me kalimin e muajve, pyetja e djeshme dhe shqetësimi i Ministres së Brendshme të Gjermanisë, Nancy Fischer ka lidhje me furnizimin me ushqime, gjë që shkaktoi pikëpyetje dhe shqetësim, në të njëjtën kohë për ndërprerjet e energjisë elektrike, por edhe ndonjë sulm kibernetik.

Në një intervistë, ministrja tha se: Qytetarët gjermanë duhet të pajisen me furnizimet bazë të ushqimeve dhe me ilaçe.

Pas “ftesës” së vigjilencës për qytetarët gjermanë, Fischer nuk hezitoi të listojë furnizimet emergjente që duhet të bëjnë familjet gjermane, duke rekomanduar në të njëjtën kohë qetësi, në vend të panikut.

Ajo këshilloi se çdo njeri duhet të kishte në banesë: 10 litra ujë dhe lëngje, 3,5 kg drithëra, bukë, patate, oriz, makarona, 1,5 kg mish, peshk, vezë.

Në veri të Italisë, supermarketet ushqimore kanë mungesë makaronash për shkak të pasigurisë publike përballë një krize globale ushqimore, me sasi të mëdha ushqimesh që ruhen në masë në dy muajt e fundit nga konsumatorët në Francë dhe Spanjë, citon Protothema.

Ndërkohë që situata dramatike në të cilën ka arritur prodhimi bujqësor i Ukrainës dhe që do të rrisë fatalisht dhe më tej çmimet e ushqimeve në nivel ndërkombëtar. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy. Ushtarët rus po shkatërrojnë të mbjellat dhe po u dëmtojnë mjetet bujqësore.

Ndërsa nga ana tjetër, duke folur me udhëheqësit e G7 në fillim të marsit, Presidenti Macron u bëri thirrje ekonomive më të forta në botë që të ndërmarrin iniciativa investimi që synojnë zbutjen e krizës në rritje të ushqimit. Vetë ai, nga ana e tij, premtoi ulje prej 50% të përdorimit të pesticideve deri në vitin 2030 dhe plehrave kimike përkatësisht me 20%.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate