Shumë e zëshme deri në dorëheqjen e Lulzim Basës. Jepte ultimatum në emër të deputetëve demokratë, por më pas ka humbur. Po mbledh forcat, thotë dikush. Po për çfarë? Mos do të kandidojë përballë Berishës më 22 maj për kreun e PD, post që thellë-thellë e aspiron?
Duket e vështirë, sidomos në kushtet aktuale. Megjithatë, ambiciet nuk i mungojnë. Ish-zv.ministrja e financave e Partisë Socialiste zbulon se ajo e kishte kërkuar dikur fatin në forcën e sotme qeverisëse. Pra, te PS.
Pastaj u hodh andej nga demokratët me shpresën se do të “hidhte rrënjë”. Deputete u bë, por tani rrezikon ta humbasë “busullën”. Irena Beqiraj ka bërë këtë reagim të fortë ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma:
"Ah moj Gridë !
Tek lexoja replikën tënde plot fjalë pasioni e thënie miqsh, m’u kujtua edhe mua si për dreq një miku Im. Ti e ke takuar kur ishe e re, sepse kërkoje të aderoje në PS.
Ah moj zemër! Kur ti e bukur dhe e mençur, a thua zoti ishte pushim ditën që të krioi, kërkoje derë me derë të ishe në parti, mendo sa të vështirë e ka pasur ky qyqari të gjejë një parti dhe për më tepër të bëhet edhe lideri i saj.
Nejse, të rinj keni qenë të dy edhe thonë: I riu si veriu. Por sot të rekomandoj të mos i përgatisësh më fjalimet para pasqyrës. Sipas studimeve, sistemi konjuktiv i njeriut e ka të vështirë të bëjë dy punë të mira njëherësh.
Merri me radhë. Po nuk doli koha për të përgatitur fjalim me argumenta, punë e madhe, mos fol fare! Mjafton tualeti!”