Në faqen zyrtare të Agjencisë së Punësimit vetëm gjatë vitit 2022 janë shpallur 830 kërkesa për punë nga bizneset. Nga këto vende të lira 322 prej tyre, gati 40% prej tyre janë në nivelin 32 – 40 mijë lekë pagë, që konsiderohen si pagë minimale.
Në total, Agjencia Kombëtare shprehet se ka 3 800 vende të lira, një shifër e lartë duke krahasuar se janë rreth 4 mijë persona që marrin pagesë papunësie.
Mungesës së punëtorëve në treg po i shtohet edhe fakti se studentët e rinj po zgjedhin degë për tregun e huaj.
Qeveria ka miratuar një Strategji Kombëtare për Aftësi dhe Punësim dhe ka vendosur në dispozicion për tre vite, një fond nga buxheti prej 14.2 mld lekë (120 milionë euro), por kjo strategji, nuk po i ndihmon boshllëqet në treg, në kushtet kur 42 mijë njerëz, forcë aktive pune emigruan vetëm vitin e kaluar.