12/31/2025 6:20:28 AM

Rritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë

Duhet të lexoni

Derisa reciprociteti me Serbinë nuk është aktualisht as në çështjet që diskutohen, Serbia vazhdon të jetë importuesja kryesore e mallrave në Kosovë nga vendet e CEFTA’s.

Këtë e tregojnë Statistikat e Tregtisë së Jashtme për tre muajt e pare të vitit 2022, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Derisa importet nga vendet e CEFTA-s në muajin mars 2022 arritën në 93.2 milion euro, nga janari deri në mars 32.2 milionë euro mallra janë importuar nga Serbia, që shënon më shumë se 1/3 e importeve që janë bërë nga këto vende.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, në këtë tremujor Serbia rezulton të ketë importuar në Kosovë rreth 10 milionë euro më shumë mallra.

Ajo lë pas Shqipërinë, e cila ka pjesëmarrje në import 28.4 milionë euro, si dhe Maqedoninë me 26.4 milionë euro.

Vlera totale e importeve të Kosovës në janar-marsin e vitit 2022, është mbi 493.9 milionë euro, prej te cilave 205.4 milionë euro apo 41.6% e tyre, janë importe nga vendet e BE’së.

Vendet e CEFTA-së janë importuesit e dyte për nga vlera, me pjesëmarrje në import 18.9%.

72.9 milionë apo 14.8% janë importe kryesisht nga Turqia, por edhe dy vendet e tjera evropiane, Britania e Madhe dhe Ukraine.

Tre vendet aziatike, Japonia, Kina dhe India shënojnë pjesëmarrje në import në vlere prej 56.6 milionë euro apo 11.5%.

Ndërsa vendet e tjera jo-evropiane kane importuar 11.9 milionë euro, që përbën 2.4% të importit të përgjithshëm.

E vendet që importuan më së paku janë nga EFTA, me gjithsej 3.2 milionë euro apo 0.7%, T7.

50.4 milionë euro kategorizohen si importe nga vende të tjera, e qe përkthyer në përqindje i bie 10.2% e importit total.

Shikuar veç e veç, top 5 vendet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti përgjatë janarit, shkurtit dhe marsit të vitit 2022, janë: Turqia në vend të pare me 13.8% pjesëmarrje në import, Gjermania me 10.6%, Kina me 10.5%, Serbia me 6.5% dhe Shqipëria me 5.8%.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate