Një djalë shqiptar është përfshirë sot në një aksident në rrugën kombëtare Athinë-Selanik, në Greqi, ngjarje ku humbi jetën një burrë vendas.
Aksidenti ndodhi në orën 10.30, pak përpara kryqëzimit të Mikrothives, në lartësinë e Aidini, kur në korsinë e emergjencës kishte ndaluar një makinë ku ndodhej shoferi 59 vjeç dhe bashkëshortja e tij. Ai kishte ndaluar makinën dhe po bënte një telefonatë.
Në një moment, në rrethana të paqarta, afrohet një makinë Renault Megan e drejtuar nga 26 vjeçari shqiptar dhe, pasi humbi kontrollin u përplas me mjetin ku gjendej çifti.
Për pasojë humbi jetën burri ndërsa nuk pësoi lëndime e shoqja.
I riu mbeti i plagosur nga ky aksident, pamjet e të cilit i shihni në videon e mëposhtme.