12/27/2025 3:15:23 AM

Në kulmin e krizës, kursimet e kosovarëve arrijnë në 4.75 miliardë euro

Duhet të lexoni

Qytetarët e vendit pavarësisht të prekur nga pandemia dhe ngritja e çmimeve në çdo sektorë, po tregohen edhe kursimtarë. Vlera e kursimeve të tyre, vetëm deri në muajin mars të këtij viti, arriti vlerë rekorde 4.75 miliardë euro. Kurse fitimi i madh i bankave komerciale në Kosovë ka arritur brenda vitit 2021 mbi 100 milionë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se vetëm gjatë vitit 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, e që sipas tij, kjo tregon edhe për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës nga sektori bankar.

E në anën tjetër kryetari Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK) Skënder Krasniqi ka kritikuar drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës se ky institucion financiar në dy vitet e fundit nuk ka mbështetur bizneset në pandemi e as tani në këtë kohë krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Kryetari Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të marrin masa ndaj Bankës Qendrore, pasi që sipas tij, BQK nuk po i mbështet bizneset e as qytetarët në këtë kohë krize.

“Shteti duhet të lëshojë më shumë para në qarkullim, që nuk po ndodhë. Duhet të ketë më shumë qarkullim. Bankat të japin para për përkrahje të bizneseve edhe për nevoja të pagesave, për paga. Banka Qendrore e Kosovës po funksionon sikur të mos kishte krizë, as në kohë të pandemisë COVID-19, as tani. Prandaj ne kemi kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të marrin masa ndaj Bankës Qendrore, sepse BQK nuk i ka mbështetur bizneset, as qytetarët në këtë kohë. Të gjitha vendet u kanë dhënë në dispozicion kredi për qarkullim, që realisht nuk është duke ndodhur nga Banka Qendrore. Krejt çka ka bërë BQK për më shumë se dy vjet, është shtyrja me interes për tre muaj të kredive. Kështu që nuk i ka mbështetur bizneset e as qytetarët. Meqenëse ka mjete më shumë, nuk ka as ulje të normave për kredi, dhe jemi vendi i vetëm në rajon që ka më së paku kredi të këqija (jo performuese), ndërkaq, kemi normat më të lartë për kredi në rajon”, thekson ai.

Guvernatori Mehmeti thotë se prioritet i BQK-së mbetet që bankat të vazhdojnë të ruajnë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë.

Sipas BQK-së, deri në muajin mars 2022, vlera totale e kredive arriti në shumën prej 3.93 miliardë euro, ndërsa për depozita 4.75 miliardë.

“Vetëm gjatë vitit 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja dhe kjo tregon për mbështetjen që e ka dhënë sektori bankar për ekonominë e vendit. Prandaj, prioritet i yni mbetet që bankat të vazhdojnë të ruajnë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, andaj rreziku kreditor vazhdon të jetë në fokusin e Bankës Qendrore edhe gjatë vitit 2022, sidomos duke u përqendruar vlerësimin e praktikave të menaxhimit të rrezikut kreditor”, deklaroi Mehmeti.

Profesoresha universitare, Albulenë Kastrati, tregon arsyet e rritjes së depozitave në 7.3 përqind. Ajo thotë se rritje vjetore e depozitave është për shkak të hapjes së ekonomisë pas pandemisë dhe rritjes së e remitancave në vitin 2021 në 1.15 miliardë euro.

“Me mandat ligjor bankat janë të vetmet institucione financiare që kanë të drejtë të pranojnë depozita të qytetarëve. Andaj cila do qoftë shuma e depozitave që qarkullon në ekonominë e Kosovës patjetër që do të kalojë përmes bankave. Arsyet e rritjes së depozitave në 7.3 përqind rritje vjetore pika e parë është hapja e ekonomisë, rikthimi në punë i njerëzve, rritja e të ardhurave, por një rol të rëndësishëm natyrisht ka luajtur edhe rritja e remitancave në vitin 2021 në 1.15 miliardë. Niveli më i lartë historik i remitancave. Pjesërisht mund të ketë luajtur rol edhe rritja e investimeve të huaja direkte”, tha ajo.

Profesoresha Kastrati ka folur edhe për fitimin e bankave komerciale dhe arsyet e realizmit të fitimeve kaq të mëdha.

“Fitimi i lartë i bankave në Kosovë ka të bëjë me nivelin relativisht të lartë të normave të interesit në kredi, megjithëse ky trend në këto dhjetë vitet e fundit është e përgjysmuar, në anën tjetër bankat e kanë zëvendësuar rënien e normave të interesit në kredi përmes rritjes së provizioneve apo tarifave në transfere, në pagesa dhe për çfarë do lloj shërbimi tjetër depozitar për shkak se këto janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Pastaj është edhe meritë e bankave komerciale që menaxhojnë mirë me rreziqe bankare, kanë qasje konzervative, u lëshojnë kredi vetëm kredi marrësve të mirë që quhen kështu në kulturën financiare. Arsye tjetër pse bankat realizojnë fitime të mira është për shkak se kultura kredi marrëse në Kosovë është e mirë, madje më e mira në rajon, për shkak se qytetarët tanë në masë të madhe i kthejnë kreditë me rregull”, thotë ajo.

Sipas Kastratit edhe kreditë janë rritur me një trend të përshpejtuar, rritja vjetore e stokut të kredive është 18 përqind, që është rritja më e shpejtë që është regjistruar ndonjëherë në sektorin bankar në Kosovë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate