12/26/2025 11:14:59 PM

Akuzohet se vrau vëllain me sëpatë për probleme pronësore në Pejë

Duhet të lexoni

Procesi i dytë gjyqësor është zhvilluar në Gjykatën Themelore Pejë, ndaj të akuzuarit Asllan Nikqi, ndaj të cilit rëndon akuza për vrasjen e vëllait të tij, M.N, ka ardhur drejt fundit. Në seancën e së premtes, avokati Mustafë Kastrafi pretendoi se vdekja e viktimës nuk kishte ardhur nga lëndimet e marra gjatë konfliktit në ditën kritike.


Në këtë rast, prokuroria pretendon se i akuzuari kishte goditur me sëpatë viktimën, pasi ky i fundit e kishte sulmuar paraprakisht të akuzuarin për shkak të problemeve pronësore mes tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë proces gjyqësor, të premten u ballafaquan në një anë teoria të cilën e mbështet prokuroria se goditjet me sëpatë nga ana e të akuzuarit kishin shkaktuar vdekjen e viktimës M.N, i cili ishte gjetur 1200 metra larg vendit kur kishte ndodhur përleshja fizike. Në anën tjetër, mbrojtja e të pandehurit pretendoi të kundërtën.

Në këtë seancë, në paraqitjen e argumenteve përmbyllëse, mbrojtësi i të akuzuarit Nikqi, avokati Mustafë Kastrati pretendoi se vdekja e tani të ndjerit M.N nuk kishte ardhur nga lëndimeve të marra gjatë konfliktit mes tyre në ditën kritike.

Avokati Kastrati e cilësoi të njëanshëm raportin e autopsisë, pasi sipas tij ishte siguruar nga prokuroria dhe thotë se ky raport nuk kishte sqaruar në mënyrë profesionale lidhjen kauzale.

“Aktakuza bazohet vetëm në një raport obduksioni dhe atë të siguruar nga prokuroria si provë e njëanshme. Ai raport në aspektin profesional lë çështje të pasqaruar. I akuzuari nuk është fare kryes i kësaj vepre. Vdekja nuk ka lidhje kauzale me lëndimet e marra, të gjitha sipërfaqësore në konfliktin e ditës kritike”, tha avokati Kastrati.

Tani ai shtoi se veprimet e të mbrojturit të tij nuk mund të cilësoheshin më as si tejkalim i vetëmbrojtjes, pasi sipas tij, i akuzuari nuk ishte kryerës i vrasjes.

Kurse, për të miturin A.N, njëherësh djali i të akuzuarit i cili ngarkohet për pjesëmarrje në rrahje, mbrojtësi i tij, avokati Binak Cena tha se ishte munduar t’i ndante të akuzuarin dhe viktimën që të mos përleshen.

Sipas avokatit, i mituri nuk kishte të bënte me veprën penale që ngarkohet nga prokuroria.

Më pas, prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj tha se mbetet pranë aktakuzës dhe fjalës përfundimtare të cilën e kishte paraqitur shqyrtimin e kaluar gjyqësor.

Në seancën e sotme, me pëlqimin e palëve në procedurë, u konsideruan të lexuara të gjitha provat materiale të kësaj lëndë penale.

Kur erdhi deri te dëgjimi i të akuzuarit Nikqi, ky i fundit nuk dëshiroi dëshmonte, vetëm tha që mbetet pranë deklarimeve të dhëna në procesin e kaluar gjyqësor dhe deklaratave të dhëna në polici dhe prokurori.

I pandehuri sqaroi vetëm rrethanën se djali i tij në momentin e përleshjes kishte tentuar t’i ndante, mirëpo kishte qenë i vogël për t’i ndarë. Po ashtu, ai kërkoi falje për atë çfarë ka ndodhur.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 5 maj 2022.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, vrasja e tani të ndjerit M.K, nga vëllai i tij Asllan Nikqi, kishte rezultuar si pasojë e problemeve pronësore.

I akuzuari Asllan Nikqi ngarkohet se me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij M.N, ndërsa djali i tij, i mituri A.N dyshohet për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje.

Më 24 gusht 2020, gjykata kishte bërë ricilësimin e veprës penale dhe atë, nga vrasja e rëndë në vrasje të rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe ndaj të akuzuarit kishte shqiptuar 15 vite burgim. Ndaj të miturit ishte shqiptuar masa edukative e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit.

Më 27 nëntor 2020, Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e Themelores, pasi kishte konstatuar se ishte marrë në shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 30 shtator 2019, Asllan Nikqi akuzohet se më 26 prill 2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës në Pejë, me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij, këtu viktimën M.N.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve jo të mira mes familjeve të viktimës dhe të pandehurit të krijuara nga kontestet pronësore, lidhur me një pronë në mal, i pandehuri në ditën kritike së bashku me të miturin A.N, shkojnë në bjeshkë për të marrë drunj dhe në momentin kur marrin drunjtë, duke dashur t’i largojnë trupat nga traktori, viktima e kishte njoftuar policinë për prerjen e drunjve dhe pasi policia nuk i përgjigjet, iu del përpara të pandehurit dhe të miturit.

Siç thuhet në aktakuzë, viktima i kishte sulmuar me sëpatë të pandehurin, i cili arrin që t’ia marrë sëpatën nga dora dhe me bisht të sëpatës e godet viktimën në kokë dhe në pjesë tjera të trupit, ku në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e këtyre goditjeve, viktima gjendet i vdekur pas dy ditë në rrugën e fshatit Reka e Allagës dhe atë në vijë ajrore prej 1,200 metra nga vendi ku ka filluar përleshja fizike, me çka i akuzuari Nikqi thuhet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 i Kodit Penal të Kosovës.

Kurse, i mituri A.N. thuhet se kishte marrë pjesë në rrahje, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani viktimës M.N, me çka ka kryer veprën penale “pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187, paragrafi 1 i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate