12/26/2025 9:30:38 AM

Gjermania partner shumë i rëndësishëm, një delegacion prej 53 afaristësh gjermanë po qëndrojnë në Kosovë

Duhet të lexoni

Një delegacion prej 53 afaristësh nga Gjermania janë duke qëndruar në Kosovë, ndërsa po shoqërohen nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Një ditë më parë delegacioni u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se të gjithë popujt demokratik duhet të jenë sa më të bashkuar në vitet e ardhshme në mënyrë që të tejkalohen krizat të cilat do të jenë si pasojë e invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Konjufca po ashtu u shpreh para këtij delegacioni se Kosova e sheh shtetin gjerman si partner shumë të rëndësishëm.

“Lufta për shkak të invazionit të tmerrshëm të Rusisë po tregon që në vitet e ardhshme e gjithë bota do të përballet me një krizë e cila do ta prek edhe vendin tonë por edhe çdo vend të botës, sidomos… të energjisë dhe gazit për shkak të përpjekjes së Evropës, përpjekjes shumë të drejtë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë prej burimeve ruse të energjisë, do të ketë impakt në ekonominë botërore por kjo është një rrugë të cilën do ta kalojmë të gjithë së bashku”, ka thënë ai.

Ai para delegacionit gjerman tha se është e domosdoshme që vendet demokratike duhet të punojnë së bashku në organizimin e ekonomisë, duke i lidhur interesat ekonomike sa më shumë.

Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka thënë se diplomacia ekonomike mbetet padyshim njëri nga prioritetet e politikës së jashtme.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka treguar se ky delegacion do të qëndrojë në Kosovës prej tre ditësh, pasi siç u shpreh ai Kosova përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, do të jetë edhe një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare.

“Diplomacia ekonomike mbetet padyshim njëri nga prioritetet e politikës sonë të jashtme. Një delegacion ekonomik nga Gjermania ???? në përbërje prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme do të qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë. Republika e Kosovës ???? përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, ajo do të jetë një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare. Së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj, do t‘i shoqërojmë nëpër takime e vizita të ndryshme”, ka shkruar ambasadori Ajeti në Facebook.

Gjithashtu edhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare e ka pritur delegacionin gjerman.

U diskutua edhe në lidhje me Forumin Gjermano-Kosovar që do të organizohet më 05-07 korrik 2022.

Delegacioni gjerman u shoqërua nga zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla të premten i ka pritur në një takim delegacionin e afaristëve gjermanë. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate