Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim nga këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Twitter nga vet Chollet.
Ky i fundit ka thënë se në këtë takim u diskutua për përparimin në dialogun me Serbinë si dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Ai tha se ka falënderuar Kurtin për strehimin e afganëve si dhe e ka siguruar atë për përkrahjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Më vjen mirë që dje takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësin për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoj atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoj përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Në lidhje me këtë takim ka reaguar edhe vet Kurti.
Kryeministri është shprehur i nderuar me ftesën e Chollet për vizitë në Departamentin Amerikan të Shteti
Honored by @CounselorDOS Chollet’s invitation to the @StateDept for our first in-person meeting. Look forward to continuing bilateral cooperation with ???? on shared values and priorities. https://t.co/OkE6t1Xg46
— Albin Kurti (@albinkurti) April 30, 2022