12/25/2025 2:39:45 AM

Kjo është Bashkësia e parë fetare në Kosovë që del pro martesave të seksit të njëjtë

Duhet të lexoni

Pas një Kuvendi Zgjedhor të mbajtur të shtunën nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK), kjo bashkësi fetari doli me një deklaratë kundër homofobisë. Në këtë kuvend u votua statuti i plotësuar i BTK, disa rregullore të reja dhe u zgjodhën funksionarë të ri.


“Bashkësia e Tarikateve e përkrah shtetin e Kosovës në realizimin e sigurisë, mirëqenies dhe realizimin e një shoqërie të hapur për vlerat njerëzore. Bashkësia e Tarikateve do ti mbështet institucionet e Kosovës në ndërtimin e shtetit juridik i cili i realizon vlerat e përmendura e kundër korrupsionit, neglizhencës, keq menaxhimit, jo barazisë, përjashtimit dhe jo transparencës në shoqëri” thuhet në deklaratën e publikuar në profilin zyrtar të BTK në Facebook.

E veçanta e kësaj deklarate qëndron në zotimin se kjo bashkësi do të punojë me institucionet e vendit në luftimin e homofobisë dhe mizogjinisë.

“Bashkësia e Tarikateve në veçanti dëshiron të punon s’bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime të cilat i njohim si racizmi, urrejtja etnike, homofobia, mizogjinia, islamofobia, sufifobia dhe forma tjera përjashtuese që prishin mirëbesimin në shoqëri” u tha ndër të tjera në deklaratë.

Kjo deklaratë e publikuar të dielën me 24 prill, shënon deklaratën e parë të ndonjë bashkësie fetare në Kosovë, e cila njeh publikisht homofobinë, racizmin, dhe mizogjininë si probleme të shoqërisë kosovare, dhe e cila ofron gatishmëri në luftimin e tyre, shkruan web-faqja “Dylberizm”.

Dy muaj më parë, bashkësitë fetare, përkatësisht prijësit fetarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Protestante Ungjillore, Dioqezës Prizen-Prishtinë (Kisha Katolike) dhe Bashkësisë Hebraike të Kosovës, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër martesave mes seksit të njëjtë, në mes të diskursit publik mbi miratimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës, i cili parashihte rregullimin e bashkësive civile për çiftet e seksit të njëjtë.

 

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është bashkësia fetare e dytë me madhësi në vend, dhe i përfshinë në veti tarikate (komunitetet e dervishëve) në Kosovë dhe diasporë.

“Dylberizm” e ka përshëndetur mesazhin e BTK-së ndaj institucioneve të Kosovës, duke uruar që ky të jetë një shembull i cili do të ndiqet edhe nga bashkësitë e tjera fetare në Kosovë.

 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate