9/16/2025 8:05:17 PM

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ po e legjitimon ‘Botën Serbe’

Duhet të lexoni

“Bota serbe po legjitimohet përmes nismës ‘Ballkani i Hapur”. Kështu deklaroi ambasadori kroat në Tiranë Zlatko Kramaric, në një intervistë për Albania Daily News, ku foli lidhur me zhvillimet e fundit dhe trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.

Kramaric, i shqetësuar, bëri thirrje që të rishikohen pasojat e mundshme politike që mund të sjellë kjo nismë, që sipas ambasadorit kroat po legjitimon botën serbe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Narrativa serbe në atë kohë ishte e kontaminuar me mitin e territorit. Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të njihen, me kohë, derisa të jetë tepër vonë, të gjitha pasojat e mundshme politike pas frazës ‘të pafajshme’: ‘bota serbe’, e cila ngadalë por me siguri po legjitimohet përmes nismës Ballkani i Hapur. Dhe me mbështetjen ndërkombëtare. Pasi që është e gabuar të reduktohet roli i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në çështjen e lirisë fetare. Fatkeqësisht, disa nga kolegët e mi priren t’i thjeshtojnë këto procese të rrezikshme politiko-fetare. E përsëris, është shumë e rëndësishme të zbulohen saktë dukuritë në shoqëri”, u shpreh ambasadori kroat në Shqipëri.

Kramaric nuk i kurseu kritikat as për ndërkombëtarët, që sipas tij e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”. Ambasadori u shpreh se ndërkombëtarët reagojnë me vonesë ndaj akteve të tilla, madej edhe kur reagojnë është jo e mjaftueshme.

“Ndonjëherë kam një ndjenjë që komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka mundur të shpëtojë nga sindroma e lëshimeve të pafundme ndaj ‘diktatorëve të vegjël’, të cilët nëse nuk ndalen në kohë, mund të shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale. Pra, ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar, Amerika dhe BE-ja të përfshihen në mënyrë më aktive dhe efektive në zgjidhjen e krizës ballkanike për të mos thënë se jemi vonë dhe se është bërë shumë pak”, deklaroi ambasadori kroat në Tiranë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate