Në pikat kufitare të Kosovës, saktësisht në dalje janë shkaktuar kolona dhe pritje.
Që nga orët e hershme të ditës së sotme, tri pika kufitare kanë qenë më të ngarkuara me vetura.
Pika kufitare në Jarinje ka pasur pritje nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Bërnjak nuk ka pasur pritje.
Pritjet më të gjata ishin te Dheu i Bardhë dhe në Merdare. Që shkonin deri në 40 minuta.