12/19/2025 11:18:28 PM

Shkuan për të parë balena, zhduket anija me 26 persona në brigjet e Japonisë

Duhet të lexoni

Një varkë turistike me 26 persona në bord, duke përfshirë dy fëmijë, është zhdukur në veri të Japonisë pa asnjë shenjë të të mbijetuarve.

Anija bëri një thirrje urgjence të shtunën pasdite, duke thënë se harku i anijes ishte përmbytur dhe kishte filluar të fundosej dhe të anohej.

Anija po udhëtonte në brigjet perëndimore të gadishullit Shiretoko, në ishullin verior të Hokkaido.

Që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt nga anija.

Anija mbante 24 pasagjerë, dy prej të cilëve fëmijë, si dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Gjashtë anije patrullimi, katër avionë dhe zhytës janë dërguar në zonë për të kërkuar ndonjë të mbijetuar.

Mediat lokale thanë se anijet e peshkimit ishin kthyer në port para mesditës për shkak të motit të keq.

Yoshihiko Yamada, një profesor i shkencave detare në Universitetin Tokai, tha se anija kishte të ngjarë të ishte përmbytur pasi u hodh nga dallgët e larta, më pas u dëmtua dhe u përmbyt, para se ndoshta të fundosej.

Akademiku tha gjithashtu se kishte një shans të vogël që varka të ishte goditur nga një balenë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Pasagjerët shkuan për një turne qëzgjat rreth tre orë dhe ofron një pamje piktoreske të bregut perëndimor të gadishullit, duke përfshirë kafshë të tilla si balenat, delfinët dhe arinjtë kafe.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate