12/23/2025 10:29:39 PM

Dështimi i marrëveshjes për targat, kërkohet takim Kurti-Vuçiq

Duhet të lexoni

Pas dështimit të marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet takim i nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Një takim i tillë po konsiderohet i mirëseardhur e që mund t’i jep zgjidhje problemit për targat e automjeteve të dy vendeve, por edhe do t’i hapte rrugë dialogut për marrëveshjen përfundimtare.

Njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi thonë për KosovaPress se është krijuar momentumi për takimin Kurti-Vuçiq, në të cilin duhet të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njohësi i rrethanave politike, sociologu, Artan Muhaxhiri thotë se vetëm takimet e nivelit të lartë politik mund të japin shpresë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

“Një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq do të ishte i mirëseardhur sepse do të jepte një shkëndijë shprese për mundësinë e rifillimit të dialogut. Për Kosovën dialogu është jetik në agjendën evropiane dhe pa takime të nivelit të lartë nuk mund të ketë hapa të mëdhenj përparues. Vetëm në takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq mund të ketë shpresë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e cila do t’ju ndihmojë edhe qytetarëve, por edhe agjendës evropiane të Kosovës”, thotë Muhaxhiri.

Takimin Kurti-Vuçiq e pret edhe analisti politik, Gazmir Raci, por ky kërkon përfshirje më të madhe të ShBA-së në këtë proces.

“Pas zhvillimeve gjeopolitike dhe invazionit rus në Ukrainë, mendoj se dialogu do të marrë drejtim tjetër dhe pres involvim direkt dhe më të fuqishëm të Bashkimit Evropian dhe natyrisht mbështetjen më të madhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që palët të zgjidhin këtë problem. Kërcënimi rus në Ballkan është aktiv dhe andaj edhe ShBA-të dhe BE-ja duhet të jenë seriozisht të përfshirë në këtë fazë… Unë besoj se involvimi më i madh amerikan dhe më direkt do të mund t’i ulë përsëri nivelin e lartë, fundja nuk ka zgjidhje tjetër se pa u ulur liderët politikë nuk mund të arrijmë marrëveshjen finale”, deklaron ai.

Ndërkohë, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se në takimin Kurti-Vuçiq duhet të rifillojnë negociatat për marrëveshjen finale.

“Nëse e shohim nga analiza e stabilitetit politik edhe Serbia dhe Kosova i plotësojnë kushtet që të çojnë përpara procesin e dialogut, pasi legjitimiteti politik dhe stabilitetit politik i qeverive të dyja vendeve nuk është çështje diskutimi dhe nuk ka pengesë në këtë aspekt. Marrë parasysh fitoren e madhe të Vuçiq dhe bllokimin disa mujor të dialogut, konsiderojmë se është një momentum i ri dhe mundësi e re që këto negociata të rifillojnë”, thotë ai.

Përkundër dy ditëve negociata më 20 dhe 21 prill në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk gjetën pajtueshmëri për të arritur marrëveshjen për targat e automjeteve. Marrëveshja e përkohshme për vendosjen e ngjitësve në simbolet shtetërore në targat e automjeteve pritet të vazhdojë deri në arritjen e një zgjidhje të përhershme.

Takimin Kurti-Vuçiq dje e paralajmëroi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate