12/24/2025 4:03:56 AM

Opozita kërkon që buxheti të rishikohet sa më shpejt

Duhet të lexoni

Deputetët e partive opozitare po kërkojnë që rishikimi i buxhetit të shtetit të sillet sa më parë në Kuvend.

Kjo ngase sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, buxheti aktual është më shumë konsumues sesa i orientuar drejt zhvillimit.

Madje, sipas Selmanajt është vonë që në muajin qershor ose korrik të vijë rishikimi i buxhetit në Kuvend.Ish-zëvendëskryeministri thotë se Qeveria duhet të ndërtojë politika ekonomike, dobitë e secilës mund të jenë afatgjate.

“Rishikimi i buxhetit në muajt qershor dhe korrik mund të na vijnë në Kuvend. Kjo Qeveri nuk ka plan si t’i adresojë shumëçështje dhe tani nxjerr instrumente populiste të pavlera për të shpërndarë ka 100 euro për qytetarë. Qeveria duhet tëndërtojë politike ekonomike të cilat dobitë e asaj politike të jenë jetëgjate”.

“Ky buxhet nuk është i orientuar drejt zhvillimit tëKosovës. Më tepër është buxhet konsumues sepse po duhet me marr kredi për skema sociale që i bie është Qeveri pa organizim, pa plan dhe Qeveri pa politika të qarta zhvillimore për këtë vend”.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se duhet që sa më parë të ridestinohen mjetet në investime zhvillimore.

Ai shtoi se duhet buxhet për sigurinë e vendit,zbatimin e Ligjit të pagave dhe rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sipas deputetit Shala ka bllokim total të të gjitha projekteve dhe shpërndarje të parasë kesh, duke shtuar se nuk është ndërmarrëasnjë veprim investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat, raporton EO.

“Ne në parim ende nuk kemi parë draftin e planifikimit. Do të duhej të vinte shumë më herët rishikimi buxhetor dhe do të duhej të ridestinoheshin mjetet në situata të investimeve reale zhvillimore. Do të duhej të kishim buxhet të qartë për sigurinë e vendit për shkak të agjendës që kemi linja të forta buxhetore që i përgjigjensituatës së sigurisë. Një buxhet që do të plotësonte kërkesat sociale e në këtë rast do të duhej të kishim buxhet i fillimit të zbatimit të Ligjit të pagave dhe do të duhej të kishim buxhet që do të ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Parimisht Qeveria deri në këtë moment që ka bërë është shpërndarja e mjeteve kesh dhe asgjë tjetër në kuptimin e implementimit të ligjit të buxhetit. Kemi bllokim total të gjitha projekteve dhe shpërndarje të parasë kesh qoftë në sektorin e energjisë qoftë në sektorë të tjerë siç është çështja e paketës 100 milionësh. Paratë po shpenzohen efektet ekonomike janë zero. Ne kemi pritur se do të kemi investime tëmëdha në sektorët prodhues të cilët nuk po ndodhin në këtë vit të qeverisjes Kurti asnjë veprim investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat. Kemi shtangnim në kuptimin investiv dhe zhvillimor të vendit. Janë bllokuar shumë projekte të mëdha kapitale dhe investitorë strategjik”, tha Shala.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate