12/23/2025 2:28:25 AM

A e nxiti Kurti deputetin e LVV-së ta sulmonte Pecin? Një ditë pas e merr për homazhe

Duhet të lexoni

Një ditë pasi në media u shpërnda një deklaratë e tij ku kritikonte Qeverinë Kurti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, është parë krah kryeministrit Kurti, në homazhet e kryera sot në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe të hënën dhe bashkë me të ishte edhe deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli dhe një grup i deputetëve të tjerë.

Humolli është prej zyrtarëve që LVV-së i është bashkuar së voni dhe është një prej deputetëve të ri në përbërjen e grupit parlamentar të këtij subjekti.

Fotografi nga homazhet në Velani, Prishtinë/KP

Një deklaratë e Humollit, i cili disa vjet ka qenë anëtar i AAK-së së Ramush Haradinajt, mori vëmendje mjaft të madhe dje. Ai po e kritikonte Qeverinë Kurti, veçanërisht Ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin. Sipas deputetit të LVV-së, ky ministër “nuk merr vesh” në bujqësi.

Pas homazheve para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë. Pas Kurtit shihen disa deputetë të LVV-së, në mesin e tyre Humolli.

Ndërkaq, deputeti Humolli në një televizion lokal në Podujevë tha se “gjakderdhja financiare”, të cilën si Vetëvendosje kanë dashur ta ndalin, po vazhdon edhe më tutje, shkruan Express.

“Gjakderdhja financiare që është bërë, është duke vazhdu gjakderdhja financiare. Vetëvendosja, kemi kërku që kena me ndalë këtë. Kam kërku prej qeverisë që me ndalë. Edhe nuk ka ide se qysh me zhvillu. Unë i kam thanë Albin Kurtit unë hy në listë, por me kushtin që duhet me u bë 1 mijë fshatra prodhuese. Me 1 mijë fshatra prodhuese, tash Qeveria e Kosovës që është, nuk vjen me bisedu as nuk kam mundësi me bisedu, që është ministri që nuk merr vesh për Bujqësi. Nuk e di ai çka ka të kryer, por ai nuk merr vesh për Bujqësi dhe tash çka ke me bisedu me të”, kishte thënë Humolli në një intervistë në televizionin lokal “TV Llapi”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate