12/21/2025 4:40:40 PM

Kurti për sulmet ndaj policëve: Kishin për qëllim të vrasin, do të kemi zero tolerancë ndaj strukturave ilegale të Serbisë e krimit të organizuar

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot sërish për sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kurti ka thënë se këto sulme ishin terroriste dhe se për qëllim kishin vrasje.

“Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale

U takon organeve të rendit edhe për të bërë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çfarë duhet të ndërmarrim në vijim që të pamundësojmë sulme të këtilla. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët që kanë pasur për qëllim të vrasin”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri shtoi se është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës ajo që i bënë analizat dhe studimet e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë.

“Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës nga MPB dhe Policia e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tutje u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me ardhjen e një aeroplani i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Kurti tha se deklarata që vijnë nga Beogradi nuk bënë të merren si fakte.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk bënë ti merrni si fakte. E kemi shtuar buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, por për të gjitha hapat e mëtutjeshme që ne ndërmarrim informacionet duhet ti merrni nga Ministria e Mbrojtjes, kurrsesi nga Beogradi”, tha Kurti.

Kujtojmë se të premten në një konferencë të jashtëzakonshme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti bënë të ditur se brenda tri ditëve Policia e Kosovës ishte sulmuar katër herë.

Sulmet ndaj policisë kishin ndodhur me granata dore, AK 47, me vendosjen e iriqëve metalik në rrugë e hedhje të gurëve.

Pastaj edhe të shtunën ndodhi një tjetër sulm kësaj radhe policia ishte sulmuar me mjete piroteknike në Sharpej të Jarinjës.

Ndaj këtyre sulmeve kanë reaguar krerët e shtetit, liderë të partive politike në Kosovë, ambasada amerikane, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate