12/19/2025 11:32:25 PM

E mbijetuara e masakrës në Poklek rrëfen për tmerrin e përjetuar 23 vjet më parë

Duhet të lexoni

23 vjet më parë ushtria dhe policia serbe vranë dhe dogjën 53 civilë në Poklek të Drenasit. Dëshmitarët e mbijetuar sot përkujtojnë tmerrin e asaj dite dhe kujtojnë me mall më të dashurit e tyre.

Njëra prej tyre është edhe Lumnije Muqolli, e cila për KosovaPress tregon se si forcat serbe kryen masakrën e tmerrshme në këtë fshat, duke thënë se kjo ditë është shumë e vështirë për të dhe të gjithë familjen Muqolli.

Ajo thotë se përveç saj, janë edhe pesë të mbijetuar të tjerë, njëra prej tyre është edhe vajza e saj Nita 4-vjeçe.

“Sot është dita e përvjetorit tonë, kjo ditë mua sot më kujton para 23 vjetësh çfarë ka ndodhur në familjen tonë. Unë jam Lumnije Muqolli e mbijetuara e masakrës ku janë vrarë dhe janë djegur 53 civilë, prej aty kemi shpëtuar 6 dëshmitarë jemi, unë me vajzën Nitën atëherë ka qenë 4-vjeç”, tha Muqolli.

Ajo shprehet se ushtria serbe duke kryer vrasjet është munduar me çdo kusht që të zhdukë çdo gjurmë shqiptare në Poklek.

“Kjo ditë mua dhe gjithë familjes sonë na djeg shpirtin, sepse kujton momente shumë të vështira që kam përjetuar dhe parë aty, sa njeri është mbytur, të plagosur që nuk kam pasur mundësi t’iu ndihmojë, janë djegur dy herë i kanë djegur kufomat, kanë dashur t’i zhdukin gjurmët krejt që të mos dihej se ka pasur njerëz në atë vend ku kemi qenë ne”, tha ajo për KP.

Muqolli tha është e lumtur për mbijetesën e saj ku nuk e ka humbur gjakun e tyre ku mund ta dëshmojë, por ajo tha se ndjej keqardhje që nuk ka mund t’iu ndihmojë të plagosurve pasi në atë kohë edhe ajo ka qenë e plagosur.

“I falënderohem Zotit shumë që ma ka ruajtur mendjen në atë kohë, sepse ka qenë një moment shumë i vështirë për mua që jam sot të dëshmoj dhe nuk e humbi gjakun e tyre. E di për familjarët tonë dhe ju tregoj edhe sot familjes sonë sot se si kanë vdekur, sa kanë mbetur, por ndjej keqardhje për të plagosurit që nuk kam pasur mundësi t’iu ndihmoj, sepse edhe vetë kam qenë e plagosur në dorë dhe vajzën e kam pasur shumë të vogël”, tha ajo.

Ndryshe, sot janë mbushur 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia. Gazeta Sinjali


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate