12/17/2025 5:06:25 PM

Kosova e Shqipëria hapin pikën e përbashkët të kalimit kufitar

Duhet të lexoni

Kosova e Shqipëria sot kanë hapur zyrtarisht pika e përbashkët të kalimit kufitar, Krushevë – Shishtavec.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook, ku tha se me homologun e tij shqiptar Bledar Çuçin kanë hapur zyrtarisht këtë pikëkalim.

“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë z. Bledar Çuçi, sot kemi hapur zyrtarisht pikën e përbashkët të kalimit kufitar mes dy vendeve tona, Krushevë – Shishtavec. Kjo është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive tona dhe është marrëveshja e dytë nga tri sosh që po fillon së zbatuari”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kjo pikë e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7 në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale.
“Pika e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7, në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale. Ajo do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve të shteteve të treta, do të rrisë ekonominë e vendeve tona e do të zhvillojë turizmin në malet e bukura të Sharrit”, tha më tej ai.Sveçla tha se me Çuçin kanë biseduar edhe për marrëveshje të reja për të lehtësuar jetën e qyetarëve tanë në të dyja anët e kufirit.

“Mes shumë diskutimesh me Ministrin Çuçi, biseduam sot edhe për marrëveshje të reja që mund t’i kemi si Ministri, për të lehtësuar kështu jetën e qytetarëve tanë në të dyja anët e kufirit. Me vullnetin tonë të plotë dhe përkushtimin e ekipeve tona teknike, shumë shpejtë do të finalizohet edhe marrëveshja për banorët e brezit kufitar. Çdo iniciativë për të eliminuar barrierat që mund të hasin shqiptarët do të ketë angazhimin tonë maksimal. Çdo sfidë që mund të hasë Shqipëria, në krah e ka gjithmonë Kosovën. Bashkë ndajmë historinë, sfidat e krenarinë”, ka përfunduar ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate